Eligerta Drizdari, besimtarja e krishterë nga Elbasani që agjeron prej 15 -vitesh

0

Kjo është Eligerta Drizdari 38 – vjeçe nga qyteti i Elbasanit. Ishte 23- vjeçe kur përqafoi për herë të parë fenë islame edhe pse vjen nga një familje e krishterë. Që nga ajo kohë çdo Ramazan agjiron , ndërsa ky i këtij viti për të ishte i 15-ti.Eligerta thotë për Infoweb Media se ishte një thirrje e brendshme që e afroi me fenë muslimane.

Sa më shumë studjonte për islamin aq më shumë nisi ta adhuronte atë. Në përpjekjen e saj për t’u afruar me krijuesin ndonëse veçse një vajzë e re vendosi të mbulohej, ndonëse familja e saj e krishterë fillimisht nuk do ta pranonte.

Predikimi i fesë islame jo vetëm që nuk e penguan Eligertën nga Elbasani të ndiqte ëndrrat e saj,por e përmirësuan atë si njeri. Nëna e dy fëmijëve thotë se çdo herë që agjeron për të është kënaqësi,ndaj në mbyllje të këtij muaji të shenjtë thotë se nuk e ka patur aspak të vështirë ta mbaj.

Në fund besimtarja muslimane në këtë ditë feste kur besimtarët kremtojnë Fiter Bajramin përcjell mesazhin e saj për shoqërinë , por pa harruar edhe urimin për ata që njësoj si ajo agjeruan dhe janë predikues të rregullt të fesë islame.

Eligerta Drizdari përvecse është nënë e dy fëmijëve të mitur në profesion është mësuese, por ka dhe një mori angazhimesh të tjera sociale që ia mbushin ditën. Mirësinë dhe lehtësinë që ia fal besimi në Zot,përpiqet ta përçoj kudo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu