Merr flakë automjeti në aksin Shkodër-Velipojë

0

Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë dhe është djegur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 të së dielës, teksa pronari i automjetit është një 26-vjeçar.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu