Merr flakë edhe shtëpia e komshiut. Zjarri përfshin banesën në Tiranë

0

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një banesë në zonën e shkozës në Tiranë.

Raportohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Fillimisht kanë qenë vetë familjarët dhe fqinjët që kanë fikur zjarrin me mjetet rrethanore, deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

Nga planet e siguruara nga “Fax News” duket se zjarrfikësit e kanë të vështirë për tu futur në rrugicat e ngushta ku ndodhet banesa.

Shkak i zjarrit, janë bërë punimet që kanë qenë duke u bërë për izolimin e një banese. Katramaja që përdoret për izolim çatish ka marrë flakë duke shkrumbuar banesat, si pasoje e flakëve, është djegur edhe banesa që ndodhej ngjitur me të. Fqinjët thonë se kanë qenë dy persona që punonin me katrama, përpara se banesat të përfshiheshin në flakë.

Tashmë do nisin hetimet për shkaqet e rënies së këtij zjarri, ku si pasojë janë shkrumbuar dy banesa, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë vënën në kontroll flakët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu