Video ekskluzive/ Shpërthen në flakë makina e nuses në Elbasan, çfarë ndodhi me çiftin?

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Automjeti në të cilën ndodhej nusja me dhëndrin shpërthen në flakë në autostradë.

Fillimisht nga automjeti ka dalë tym. Por në pak sekonda, gjendja është përkeqësuar dhe I gjithë mjeti është përfshirë nga flakët.

Kanë qenë dasmorët e tjerë ata që kanë njoftuar çiftin i cili e ka braktisur mjetin pak sekonda sa flakët të futeshin në gabinë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe zjarrfikësit që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Infoqebtv, shihen zjarrfikësit që përpiqen të fikin flakët.

Ishte dita më e shenjtë e jetës për çiftin, por ajo që u ngjau do ta mbajnë mend deri në fund të jetës së tyre. Makinën që mori flakë në ditën e dasmës. Infowebtv

https://youtube.com/shorts/luNlzifKqng?feature=share

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu