Merr flakë magazina në Berat, digjen rezervat ushqimore të ruajtura për bagëtitë

0

Në momentin kur ka nisur zjarri, magazina ka qenë e mbyllur, e si pasojë e zjarrit u shkrumbuan totalisht brenda magazinës rezervat me ushqim për kafshët, jonxhë e foragjere.

Një magazinë e mbushur me foragjere dhe ushqim për bagëtitë në lagjen “Uznovë” në Berat është përfshirë nga flakët.

Në momentin kur ka nisur zjarri, magazina ka qenë e mbyllur, e si pasojë e zjarrit u shkrumbuan totalisht brenda magazinës rezervat me ushqim për kafshët, jonxhë e foragjere.

Magazina ishte në pronësi të Adriatik Nurellarit, ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë zjarrin brenda magazinës. Brenda saj ndodheshin rezervat e ushqimeve që banorët e zonës i ruajnë për të ushqyer bagëtitë gjatë stinës së dimrit. Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu