Merr flakë makina, bllokohet tuneli i Kalimashit

0

Një makinë ka marrë flakë në tunelin e Kalimashit, ku për pasojë ky tunel është bllokuar për disa minuta.

Mësohet se makina që ka shpërthyer në flakë i përket një shtetasi amerikan që jeton në Serbi. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që flakët në makinë të shuhen.

Fatmirësisht nga ky incident nuk është lënduar asnjë person, por ka vetëm dëme materiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu