Merr flakë në ecje “Ford”-i në Rrugën e Arbrit, shpëton pa lëndime shoferi

0

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, ndërsa ka qenë në lëvizje.

Policia bën me dije se mjeti është djegur plotësisht mjeti tip “Ford”, ndërsa ka shpëtuar pa lëndime drejtuesi me inicialet G. M..

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Sipas raportimeve të fundit, situata është nën kontroll dhe nuk ka asnjë rrezik për qytetarët e tjerë në zonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu