Merr flakë në ecje makina në Qafë Thanë, shpëtojnë mrekullisht 3 gratë e 1 fëmijë që ndodheshin brenda

0

QAFË THANË- Një makinë ka marrë flakë në Qafë Thanë.

Mësohet se tre gra dhe një fëmijë që ndodheshin brenda mjetit, kanë shpëtuar mrekullisht.

Mjeti është djegur dhe dëmet materiale janë të shmta.

Nuk dihet ende shkaku i djegies së makinës, por paraprakisht raportohet se mund të ketë pasur ndonjë defekt teknik.

Tre gratë dhe fëmija ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu