Policia bën me dije se një shtëpi, mëngjesin e sotëm, është përfshirë nga flakët. Si pasojë shtetasi Dh. K., 55 vjeç, është dëmtuar lehtë. Ky shtetas po merr ndihmën mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i zjarrit në banesë, dushohet se janë shkëndijat nga një sobë me dru. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Dropull/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç. Nga flakët është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit.