Merr fund aventura/ Arrestohet i riu që mori peng ish të dashurën në Athinë

0

Ka marrë fund pa asnjë të lënduar pengmarrja në Athinë. Mediat në vend raportojnë se autori është arrestuar. Bëhej fjalë për një të ri i cili kishte rrëmbyer ish-partneren e tij nga shtëpia e saj në Galatsi dhe e kishte çuar në banesën e tij në Athinë.

Për disa orë me radhë ai kërcënoi se do të hidhte në erë ndërtesën duke përdorur një bombol gazi. Policia arriti që ta neutralizonte pengmarrësin pasi një nga efektivët arriti që të futej në shtëpi dhe ta arrestonte. Ndërkohë, raportohet se e reja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja ka nisur pasditen e së shtunës. Sipas dëshmisë së motrës së viktimës, dyshja patën një zënkë serioze dhe më pas ai e dhunoi dhe e kërcënoi me thikë. Pallati u evakuua për masa paraprake, ndërsa në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, negociatorë dhe zjarrfikësja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu