Merr fund dilema! Ja kush do ta prezantojë sivjet “Big Brother VIP Albania’?

0

TIRANË- Fundviti po afron, e bashkë me të edhe nisja e spektaklit më të ndjekur në vend, “Big Brother Albania V.I.P.”. Prej disa kohësh, në media qarkullojnë ‘fjalë’ se këtë vit, për herë të dytë në histori, prezantimi i këtij spektakli nuk do t’i besohet moderatores Arbana Osmani. Duke qënë se nuk ka dalë as promoja zyrtare e nisjes së spektaklit, e vetë Osmani hesht, dyshimet kanë nisur që të përforcohen.

Burime për “Zëri.ai” bëjnë me dije se moderatori që do të prezantojë emisionin do të jetë Ledion Liço. Kjo do të jetë hera e dytë për të që prezanton spektaklin, pasi eksperiencën e parë e kaloi në vitin 2015. Asokohe, Arbana Osmani solli në jetë djalin e saj të parë, e mori 1 vit pushim nga ekrani, duke u zëvendësuar nga kolegu i saj. Por mesa duket ky ndryshim do të ndodhë sërish.

Arsyet? Ende nuk dihen…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu