MERR FUND MANKTHI/Aksi Elbasan-Qafë Thanë do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

0
Screenshot

Pas shembjes së aksit LibrazhdPrrenjas, ku kalimi për automjetet ishte bllokuar, rruga e re alternative që do të bëjë të mundur kalimin nga një krah në tjetrin do të hapen ditën e nesërme në orën 12:00.

Lajmin e bëri të ditur vetë Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi, ku thuhet se kalimi do të jetë për të gjitha mjetet, makina të vogla, mjete transporti të qytetarëve dhe kamionat.

Segmenti 1.3 km do të ndërtohet përkrah hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin.

Ky segment kalon pjesën e erozionit dhe ruan një pjerrësi të përshtatshme dhe të sigurt për kalimin e mjeteve.