Merr fund nga nesër ora policore për kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00

0

Nga dita e nesërme ora policore e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve tre javë më parë për ndalimin e qarkullimit dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00 do të marrë fund. Masat që hynë në fuqi në datë 11 Nëntor ishin të vlefshme për tre javë, ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan se në varësi të situatës do të njoftohen kufizime të reja. MSH tre javë më parë njoftoi se kufizimi i lëvizjes do të bëhej nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ndërsa rekomandoi punën nga shtëpia për administratën.

Më konkretisht, Ministria e Shëndëtësisë tha se:

Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.
Aktualisht është në fuqi një tjetër vendim nga Komiteti i Ekspertëve i cili u njoftua disa ditë më parë për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama mbremjen e sotme deklaroi se nuk janë diskutuar masa të reja shtrënguese para festave të fundvitit, megjithatë theksoi se nuk përjashtohet një mundësi e tillë në varësi të pandemisë së Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu