Merr fund romanca e çiftit Getinjo dhe Vivien, zbulohet arsyeja e ndarjes

0

Reperi i njohur Getinjo dhe Vivien Thano nisën romancën e tyre brenda shtëpisë së “BigBrotherVIP Kosova, të cilën më pas e vazhduan edhe pas përfundimit të saj por duket se nuk zgjati shumë.

Ish-çifti duket se i kanë dhënë fund përfundimisht romancës së tyre pak javë më parë. Sipas “Prive’ dyshja kanë pasur disa debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin gjë e cila ka sjellë më pas dhe ndarjen e tyre.

Sipas burimeve shkak janë bërë dhe pikëpamjet e ndryshme për sa i përket të ardhmes së “përbashkët”.

Mësohet se një prej debateve të tyre më të forta ka ndodhur në Zvicër një ditë pas festimit të 30- vjetorit të ish-banores.

Kujtojmë se dyshja ishte prej disa javësh tashmë ne qendër të vëmendjes dhe kjo pasi në rrjet qarkulluan lajmet se i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se ish-banorja e “BigBrotherVIP Kosova” ishte në pritje të ëmbël.

Por këto lajme u hodhën poshtë asokohe nga vetë çifti në 30-vjetorin e lindjes së Vivien, ku reperi bëri urimin e veçantë në rrjetet sociale, ndërsa për lajmin e shtatzënisë, ajo i mohoi totalisht duke u shprehur: “Nuk janë lajme të vërteta. Nuk e di nga e kanë nxjerrë këtë si lajm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu