Merr makinën me qira, zhduket bashkë me mjetin 26-vjeçari në Elbasan.
‘Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetasit H. K., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se më datë 01.10.2024, në një subjekt për makina me qira, ka marrë një automjet tip “Ford” dhe nuk e ka kthyer më. Vijon puna për kapjen e 26 vjeçarit dhe të automjetit të marrë me qira.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme’, njofton policia vendore.