Merr përmasa të frikshme zjarri në apartamentin në Tiranë

0

Ka marrë përmasa masive zjarri i rënë në katin e fundit të një pallati në rrugën “Sali Butka” në kryeqytet.

Në godinë mungojnë shkallët e emergjencës çka po e vështirëson akoma më shumë ndërhrjen e zjarrfikësve drejt vatrës së zjarrit. Flakët e zjarrit po përparojnë të ndihmuara nga era dhe nga vështirësia e zjarrfikësve për të ndërhyrë.

Mësohet se flakët kanë përfshirë jo vetëm katin e fundit por dhe atë të parafundit.

Nëse flakët e zjarrit përhapen atëherë rrezikohet dhe pallati që është ngjitur.

Të gjithë banorëve u është kërkuar të largojnë automjetet nga poshtë pallatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu