Merr vetëm 900 mijë rrogë/ Arjan Tase është pronari i skafit, e regjistroi në emrin e pronarit të një lavazhi

0

Vrasja e 7 vjecares nga Tropoja në Himarë teksa lahej në det, po merr një rrjedh tjetër, me përmasat e një skandali që përfshin të gjithë Policinë e Shtetit. Pak më parë mediat bënë me dije se skafi ishte regjistruar në emër të një personi nga Elbasani të quajtur Adhurim Kushi.

Nga një verifikim i bërë në QKB rezulton se Kushi ka në pronësi një lavazh si edhe një biznes të shitjes së makinave të përdorura. Tase ka thënë në polici se skafin ia kishte marrë djalit të xhaxhait, por ka dyshime të forta mbi vërtetësinë e deklarimeve të tij.

raportohet se në fakt, skafi ishte në pronësi të Arjan Tases, por ishte regjistruar në emër të Kushit pasi ai, një punonjës policie, me një pagë maksimumi 90 000 lekë për shkak të gradës komisar, nuk mundej që ta justifikonte financiarisht një mjet kaq të shtrenjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu