Merret në mbrojtje prokurori që u kërcënua me plumb

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi i prokurorit Asllan Bajrami, në mënyrën demonstrative duke i vendosur plumb në dritaren e zyrës ku ushtronte detyrën e tij. Mësohet se kërcënimi ka ndodhur përpara tre ditësh.

Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë kërkesë në KLP për mbrojtje nga ana e prokurorit për mbrojtje, ai është marrë në mbrojtje nga Policia e Gjirokastrës.

Burime nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëjnë me dije, se deri më tani nuk ka ardhur nje kërkesë nga prokurori por, në momentin që ajo do vij komisioni i dhenies së mbrojtjes do të mblidhet menjëhere per te vendosur nëse do pranohet apo jo.

Fishek në dritare, kërcënohet me jetë prokurori (EMRI)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu