Merret zyrtarisht e pandehur ish-kryetarja e Bashkisë, SPAK: Ka lejuar prishjen e dy banesave me leje

0

Është zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Posaçme të GJKKO-së seanca paraprake ndaj ish-kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, e cila akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK. Sipas organit më të lartë të akuzës, Rami ka prishur dy banesa në Gjirokastër, të cilat kanë qenë me dokumentacion të rregullt, duke shkaktuar një dëm prej 5 milionë lekë të reja.

“SPAK e akuzon ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokaster se në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane”, bëjnë me dije burimet për Faxëeb.al.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për ‘Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit’ si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”.

Rami do të gjykohet me proces të shkurtuar, ndërsa është marrë zyrtarisht e pandehur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here