Merrte ryshfet deri në 10 mijë euro, hetohet drejtuesi i lartë i Policisë

0

Tiranë- Agjensia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur zyrtarisht hetimet për një drejtues të lartë të Policisë së Tiranës.

Drejtori i krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili, është i dyshuar se ka marrë rryshfet në vlerë prej 10 mijë eurosh në muaj për të lejuar një call center të kryejë aktivitete mashtruese me bursa fiktive ndaj shtetasve të huaj.

Hetimi fokusohet tek subjekti në rrugën e Kosovarëve në Tiranë, nga i cili dyshohet se Ismaili ka marrë paratë.

Gjatë operacionit të ushtruar në këtë call center më datën 15 prill, u sekuestruan disa kompjuterë dhe pajisje të tjera dhe u arrestuan Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj, i cili është zyrtar i lartë në UKT.

Në momentin që policia i ka shkuar në kontroll, ata kanë kontaktuar me Karajn dhe ky i fundit ka dërguar mesazhe në administratorët e call centerit duke i thënë se i ka dhënë 10 mijë eurosh Erion Ismailit për të shmangur ndërhyrjen e policisë në biznesin e tyre.

Erion Ismaili është marrë në pyetje nga kolegët e tij, ndërsa ai ka mohuar akuzat.

Në anën tjetër, Mariglen Karaj nuk ka pranuar të flasë para hetuesve dhe pas arrestimit, raportohet se ka pësuar probleme me zemrën dhe është dërguar në spital.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu