Mërzitem me Ramën… Mori më shumë vota se cilido në zgjedhje, por e hoqën nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm, reagon Taulant Balla

0

Befasoi në zgjedhje duke grumbulluar më shumë vota se cilido tjetër, por ai u la jashtë listë së qeverisë. ‘Goditja e radhës ishte duke mos e lënë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe duke e transferuar si koordinator politik në Qarkun Fier. Një spostim i madh, por që Balla në deklaratat për mediat është munduar të mos ta cilësojë si të tillë.

“ Unë nuk mendoj që të jesh kryetar i grupit parlamentar të shumicës parlamentare në mandatin e tretë dhe të drejton qarkun më të madh të mos jesh në një pozicion të rëndësishëm. Nuk shoh asnjë shmangie nga ajo që unë kam dëshirë të bëj. Kam kandiduar historikisht në të njëjtën zonë zgjedhore e kjo është një lidhje e fortë mes të zgjedhurit dhe atyre që zgjedhin. Çdo qytetar duhet ta dijë se për këtë ka votuar dhe ketë kontak çdo ditë. Prej ditës së parë kur unë jam zgjedhur deputet kam thënë se do të vazhdoj të jem zëri i atyre që kam votuar. Rezultatet kanë qenë më të mirat e mundshme”, tha Balla.

Por a ka hatërmbetje të Ballës apo një krisje me Ramën? Balla në përgjigjen e tij për median është munduar ta mohojë dhe ka deklaruar se mërzia e tij ishte më e madhe nëse Rama harron investimet në qarkun e Elbasanit, duke i kujtuar se ishte pikërisht zona që i drejtoi si drejtues politik që i dha fitore bindëse.

“PS në Elbasan ka marrë 9 mandate. Vështirë që ta besoj dikush se unë jam mërzitur, unë dot ë mërzitem me kryesocialistin Rama nëse qarku i Elbasanit nuk merr investimet e nevojshme atë për borxh që ka PS për votat, ka detyrimin më të madh dhe investimet”, tha Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu