Mes dramës familjare, Elia Zaharia ka gjetur forcën të ringrihet dhe rikthehet në skenë.
Ditën e sotme, më 5 prill do të shfaqet në skenë në shfaqjen teatrale “Para Perëndimit”. Lajmin e ka dhënë vetë ajo në mediat sociale.
“Para Perëndimit”, një dramaturgji botërorë përqendrohet në dramën e mungesës së lirisë me të cilën përballet një 70 vjeçar Matthais Clausen. 3 vite pas vdekjes së gruas së tij ai bie në dashuri me një vajzë të re, Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha nga familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes.
Çfarë ka ndodhur me çiftin mbretëror?
Princ Leka njoftoi ndarjen më 15 janar, ku tha se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore. Pas tij reagoi edhe Elia Zaharia, dhe mesazhi i përbashkët ishte se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes. Përmes një reagimi zyrtar, Princ Leka u shpreh se ‘martesa e ka humbur funksionin e saj, dhe e kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore’.
“Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur”, reagoi më pas Zaharia. Ndarja e Princit nga Elia Zaharia bëri bujë të madhe, me dyshimet ku thuhet se çifti ishin prej kohësh në një martesë të krisur. Shkak thuhet se është bërë lidhja e princ Lekës me fotografen e ish-çiftit, Blerta Celibashi. Madje ata janë shfaqur shpesh herë në publik bashkë, por ende nuk e kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre.