Mes “dramës”, Tirana fiton derbin ndaj Partizanit

0

Tirana ka fituart derbin me golat e Xhixhës, në fund të pjesës së parë dhe në pjesën e dytë.

Mbi dhjetë mijë tifozë ndjoqën derbin e kryeqytetit Partizani- Tirana që u luajt në stadiumin “Air Albania”. Pjesa e parë ka dhuruar shumë emocione, ndërsa vendimtar ka qenë sistemi VAR. Tirana fitoi një penallti në minutën e 20-të por Xhixha gaboi nga pika e bardhë.

Ndërsa në minutën ’40, Tirana mbeti me 10 lojtarë pasi Lulaj doli me karton të kuq. Arbitri nuk e dalloi faullin që shkaktoi Lualaj por ishte var që thirri arbitrin i cili dha goditje dënimi dhe karton të kuq.

Edhe pjesa e dytë nisi mirë për Tiranën. Në minutën ’68 ishte sërish Xhixha që me një kundërsulm të rrufeshëm nga zona në zonë shënon edhe golin e dytë për bardheblutë.

Nuk munguan incidentet, ku portieri i bardhebluve, Visar Bekaj, u godit nga disa copa plastike të hedhura nga tribuna ku ndodheshin tifozët e Partizanit. Ndeshja u ndërpre për pak çaste, për të rinisur sërish.

Edhe ekipi i kuq e mbyll ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me të kuqe të Matondos, për shkak të një ndërhyerjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu