Infoweb Media ka siguruar foto nga shpërthimi me tritol në makinën e kreut të PD-së për Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.
Ky i fundit fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime, edhe pse shpërthimi ka ndodhur menjëherë pas hyrjes së tij në mjet.
Makina ka qenë e parkuar gjatë natës në oborrin e banesës, ku dhe dyshohet që të jetë vendosur sasia e lëndës plasëse.
Ende nuk ka një pistë të qartë nga ana e policisë, nëse lënda plasëse ishte vendosur për të paralajmëruar Ndrecën, apo kishte për qëllim eliminimin e tij, dhe diçka mund të ketë shkuar keq në planin e autorëve.