MESAZHI/ Blerta Tafani njoftoi Këshillin Drejtues të RTSH: Alfred Peza më kërkoi seks! Pastaj nisi dhunën dhe ndëshkimet

0

Drejtori i Përgjithshëm i transmetuesit publik shqiptar, RTSH, Alfred Peza njoftoi këtë të premte papritur dorëheqjen. Ikja e tij ishte kërkuar nga aktorë të ndryshëm publikë dhe politikë vazhdimisht, por Peza ishte zotuar se do të qëndronte në detyrë deri në ditën e fundit të mandatit.

Newsbomb.al zbardh ekskluzivisht arsyen e dorëheqjes së Alfred Pezës nga posti dhe bëhet fjalë për skandale seksuale brenda Radio Televizionit Shqiptar.

Katër ditë më parë, gazetarja dhe moderatorja Blerta Tafani ka vënë në dijeni Këshillin Drejtues të RTSH se drejtori Alfred Peza e kishte ngacmuar seksualisht dhe prej një viti, ndaj saj janë ndërmarrë veprime të ndryshme, duke përfshirë dhunë verbale, psikologjike, largime nga puna.

Siç shihet dhe në shkresën e zbardhur ekskluzivisht nga Newsbomb.al, Blerta Tafani thotë se më datë 28 Shtator të vitit të kaluar, pas orës 20.00 të mbrëmjes, në celularin e saj kanë mbërritur mesazhe të padenja dhe imponuese për takim jashtë pune, nga drejtori Alfred Peza.

Ajo thotë thotë se ka refuzuar t’i përgjigjet këtyre mesazheve, por telefoni i saj është “bombarduar” nga disa telefonata të Pezës, të cilave gjithashtu ka refuzuar t’u përgjigjet.

“Pas kesaj, ka nisur ndaj meje një dhunë e pashembullt verbale dhe psikologjike, përfshirë ndëshkime, paralajmërime, largime nga puna të të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, ndërprerja e daljes time në edicionin qendror që e drejtoja prej 10 vitesh me argumentin se “nuk përqafoj projektin e drejtorit të përgjithshëm”, ndërprerja e spoteve të programit që transmetoja, presion ndaj njerëzve që punonin për atë program, paralajmërim për pushim nga puna (pa u dëgjuar unë aspak, në një komision të turpshëm) dhe shumë të tjera, që përbëjnë një “sagë” të vërtetë”, thuhet ndër të tjera në shkresën e gazetares Blerta Tafani.

Newsbomb.al raporton se gazetarja Blerta Tafani ka kërkuar nga Këshilli Drejtoues i RTSH me kryetar Leka Bungon, që të ndalë veprimet e turpshme të drejtorit Alfred Peza, të cilat përfshijnë dhunën verbale dhe ngacmimet seksuale.

Po ashtu, ajo i ka dërguar Këshillit Drejtues dhe një ekstrakt të mesazheve që me natyrë seksuale që i ka dërguar Alfred Peza, ndërsa të tjerat paralajmëron se do ia dërgojë organeve të drejtësisë, duke theksuar se askush nuk mund të shkelë mbi dinjitet dhe profesionalizëm.

Letra e plotë e gazetares Blerta Tafani dërguar Këshillit Drejtues të RTSH:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH:

Unë, Blerta Tafani (Hajdari), gazetare prej 25 vitesh, prej të cilave 10 vitet e fundit në RTSH, me mijëra edicione informative të drejtuara, po aq materiale televizive të përgatitura, redaktim lajmesh dhe edicionesh, përgatitje dhe drejtim të disa programeve, po ju drejtohem për një shqetësim, i cili e tejkalon personalen.

Tashmë prej 11 muajsh, po përballem me një presion psikologjik të pashembullt. Më datën 28 shtator të vitit të kaluar, në mbrëmje pas orës 20.00, në telefonin tim erdhën mesazhe jo vetëm të padenja, por edhe imponuese për takim jashte institucionit nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH z. Alfred Peza, shoqëruar edhe me insistimin me anë të më shumë se dhjetë telefonatave të njëpasnjëshme, të cilave kam refuzuar tu përgjigjem.

Pas kesaj, ka nisur ndaj meje një dhunë e pashembullt verbale dhe psikologjike, përfshirë ndëshkime, paralajmërime, largime nga puna të të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, ndërprerja e daljes time në edicionin qendror që e drejtoja prej 10 vitesh me argumentin se “nuk përqafoj projektin e drejtorit të përgjithshëm”, ndërprerja e spoteve të programit që transmetoja, presion ndaj njerëzve që punonin për atë program, paralajmërim për pushim nga puna (pa u dëgjuar unë aspak, në një komision të turpshëm) dhe shumë të tjera, që përbëjnë një “sagë” të vërtetë.

Për të gjitha keto, e gjeta të arësyeshme për t’ju vënë në dijeni ju si Këshill Drejtues, me të drejtën e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, pronë me vetëm një PRONAR:

PUBLIKUN, që të mund të ndalni këto veprime të Turpshme për një institucion publik, të ndalni dhunën verbale si pasojë e ngacmimeve seksuale të Drejtorit aktual të Përgjithshëm!

Bashkëngjitur po ju dërgoj vetem një ekstrakt të mesazheve që disponoj, ndërkohë që të plota do ti paraqes në organet përkatëse të drejtësisë.

Mbi dinjitetin dhe profesionalizmin, nuk mund të shkelë asnjë i zgjedhur nga JU, të mandatuar nga të zgjedhurit e qytetarëve.

Duke ju uruar punë të mbarë,

MESAZHI/ Blerta Tafani njoftoi Këshillin Drejtues të RTSH: Alfred Peza


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu