Mesazhi i Ambasadës së SHBA/ Berisha: Është asgjësimi i Edi Ramës, pse nuk e përshëndeti ai?

0

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku komentoi mesazhin e Ambasadës së SHBA për procesin zgjedhor të 11 majit, e cila ka uruar popullin shqiptar. Berisha tha se ai mesazh ishte asgjësim për Ramën dhe shtroi pyetjen se përse ky i fundit nuk e përshëndeti urimin në fjalë. Ai shtoi se aty urohen shqiptarët dhe se as nuk mohohet as nuk pohohet “farsa”.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ajo nuk ishte ashtu siç thatë, citoje pak siç e tha dhe pastaj ju bëj koment. Përgëzoj popullin shqiptar. Tani çfarë sugjerimi kam unë këtu për ju. Merr e lexoni të gjitha deklaratat e mëparshme të asaj ambasade për zgjedhjet, për ta kuptuar shumë më mirë se cili ishte thelbi i deklaratës. Kjo është përgjigja ime. Lexoni ato të vitit 2021, si kanë qenë. Lexoni vitin 2021. Lexoni pak disa nga deklarata e sekretarit Rubio për zgjedhjet në vende të ndryshme të botës. Direkt të sekretarit, dhe do kuptoni mirë se ç’përfaqëson ajo që ju e quani urim për Edi Ramë, dmth jo zgjedhjet, uron shqiptarët, kaq.

Aty urohen shqiptarët. Urohen shqiptarët. As nuk mohohet as nuk pohohet farsa. Këtu ka një gjë. Ne që denoncojmë çdo ditë njihemi me prova e fakte të reja, ne vetë, sepse nuk mund ti analizosh të gjitha në një kohë. Po i marrim dhe po ua paraqesim. Kështu që është shumë normale. Ata të cilët nuk duan të paragjykojnë pritet raporti përfundimtar. Ky është rregulli. Por ne kemi ndryshuar, kemi ndryshuar dhe raporte ndërkombëtare. Ne jemi ata, ja kemi dalë. Ne bëjmë të pamundurën të mundur.

Në vitin 2001 erdhën urimet më të përzemërta nga e gjithë bota, por ata ranë përtokë përpara fakteve dhe të vërtetave që paraqitëm ne, sepse sigurisht institucionet ndërkombëtare janë të interesuara për zgjedhje të lira dhe jo farsa. Jo. Sepse ato pastaj shkojnë në vetëshkatërrim dhe nuk e pranojnë kurrë. Pse nuk e përshëndeti Edi Rama atë urim. Më thuaj pak. Ai po e priste si diçka hyjnore atë urim. Pse nuk e përshëndeti. Pra faktikisht është asgjësimi i Edi Ramës.