Mesazhi i koduar i Braçes: E ka Zegjinenë apo me Bardhin?

0

Senatori i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka bërë një reagim të çuditshëm dhe të koduar në rrjetet sociale, menjëherë pasi u konfirmua se Zegjine Çaushi do të jetë kolegia e tij e ardhshme në Parlament.

“E gjithë dita ime” shkruan Braçe bashkangjitur një fotoje të tijën, ku në fillim duket i shqetësuar dhe më pas duke qeshur.

Duke qenë se Braçe e ka lënë mesazhin e tij veç me fjali, mund të hipotetizojmë që mund ta ketë kodin me Zegjine Çaushi që e ka zëvendësuar në qarkun e Fierit.

Ndërkohë që tashmë janë publike mosmarrëveshjet e tij me Belinda Balluku, të cilën e akuzuar indirekt se e largoi nga Divjaka.

Por mesazhi mund të jetë edhe tallje për deputetin demokrat Gazment Bardhi. Ky i fundit reagoi menjëherë pasi Zegjine Çaushi humbi mandatin e deputetes pas rinumërit të votave në Fier. Por pastaj me një kthesë të beftë, Maldrita Bardho, që fitoi mandatin pas rinumërimit të votave, vendosi mos ta pranojë mandatin duke ia ‘dhuruar’ Zegjine Çaushit.

Zegjine Çaushi mori vëmendjen gjatë fushatës elektorale për 11 majin pas “thumbave” me Gazment Bardhin në rrjetet sociale.

“Gazooo, ome ku je?!”, ishte shprehja e saj në disa nga videot që publikonte.

Tashmë përballja mes tyre do të jetë ballë për ballë në Kuvend dhe Braçja mund të ‘shijojë’ debatin.