Mesazhi i Lukakut në transmetim direkt: Situata është e nxehtë, të hënën do…

0

Për shkak të një interviste, Romelu Lukaku u përjashtua nga lista e skuadrës të takimit Chelsea-Liverpool. Ndëshkim i rëndë për ish-sulmuesin e Interit. Tuchel konfirmoi se nuk ishte i kënaqur nga ato se çfarë tha lojtari i tij, por belgu ka reaguar menjëherë.

Vetëm disa minuta para fillimit të takimit, sulmuesi i dërgoi një mesazh Tim Hoëard, i cili ishte në transmetim direkt duke analizuar takimin dhe amerikani menjëherë zbuloi përmbajtjen e mesazhit. “Nuk mund të them më shumë.

Situata është e nxehtë. Kam një takim tjetër ditën e hënë, pas kësaj do të them më shumë”. Sulmuesi rrezikon një gjobë, ndërsa është folur edhe për një përjashtim por kjo është mundësia më e vogël.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu