Mesfushori kroat në lotë, Shokët ‘ia punojnë’ pas shpine Luka Modric

0

Luka Modric mund të konsiderohet padyshim si një nga futbollsitët më të mirë të historisë kroate.

Mesfushori i Real Madrid festoi dje ndeshjen e tij të 135-të kundër Qipros me fanellën e ekipit të tij kombëtar. Askush si ai nuk e ka arritur këtë numër.

Pas ndeshjes të fituar 1-0 ndaj Qipros, kur të gjithë po darkonin së bashku, në sfond u publikua një video falënderimi për të gjithë momentet e bukura me fanellën e Kroacisë. Shokët e skuadrës e panë videon duke duartrokitur dhe Modric nuk mundi t’i mbajë lotët.

Futbollisti u vlerësua një ndër më të mirët në Kupën e Botës Rusi 2018 duke arritur një moment historik teksa mori dhe Topin e Arte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu