Bledi Mane tregon si e përjetoi Covid 19 : Shikoja diçka që rrotullohej në dhomë

0

Bledi Mane u infektua me Covid 19 dhe pasi rikthimit në studion e emisionit “E Diell”, tregon si e përjetoi sëmundjen.

Pasi bën thirrje për të treguar kujdes, Mane rrëfen ditët e infektimit. “Më e tmerrshmja ishte gjatë natës, isha me temperaturë 39.5 dhe ndeshesha me ëndrra të frikshme, më dukej se rrotullohej në dhomë qeliza e virusit, Covid. Direkt pasi hapja sytë, më krijoheshin vibracionet e ngjyrave dhe dukej që kishte ardhur te pallati im, por thosha mos të shkojë virusi në ‘Trotuar’ e të mos kapë vajzat e bukura”, përfundon me humor.

Ai quan groteske, disa telefonata, që merrte nga njerëzit. “Më groteskja është që kur isha i shtrirë në krevat, telefoni nuk pushonte dhe njerëz që ankoheshin pse nuk mbajta fjalën për kafe, pse nuk mbajta premtimin, ndërkohë që isha në atë gjendje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu