Meshkujt e prekur nga Covid mund të shfaqin probleme me ereksionin thotë studimi

0

 

Sipas një studimi të fundit, meshkujt e infektuar me COVID-19 mund të preken nga efektet shëndetësore afatgjata nga virusi, duke përfshirë mosfunksionimin dhe problemet me ereksionin. Ekspertja e sëmundjeve infektive Dr Dena Grayson thotë se tani ekziston frika se sëmundja mund të ndikojë në aftësinë dhe potencën s*ksuale të burrave edhe pasi ata janë shërur nga sëmundja.

Ajo tha:

Ekziston një shqetësim i vërtetë që burrat mund të kenë probleme afatgjata të mosfunksionimit erektil nga ky virus, sepse ne e dimë që shkakton çështje në vaskulaturë.Kjo është diçka me të vërtetë shqetësuese dhe mund të shkaktojë komplikime afatgjata, potencialisht të përjetshme.
Megjithëse shumica e njerëzve duket se shërohen nga COVID-19, Grayson paralajmëroi se ata mund të kenë komplikime edhe të natyrës neurologjike.

Burimi:Daily Mail

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu