Mësimi në shkollën e Plasës në Korçë, prindërit: -“nuk jemi dakort me klasat kolektive”

0

45 nxënës të ciklit fillor të shkollës së Plasës në Korçë kanë bojkotuar mësimin. Shkak është bërë vendimi për t’i grumbulluar ata në klasa kolektive,vendim të cilin prinderit e tyre e quajnë të padrejtë.

Pas largimit të pesë nxënësve nga kjo shkollë për mësuesit nuk plotësohet norma e orëve mësimore ndaj është vendosur që të ulet numri i mësuesve dhe nxënësit të bëjnë mësim në klasa kolektive. Por sipas prindërve kjo ul cilësinë e mësimit ndaj ata kanë rrefuzuar që ti dërgojnë në shkollë ndërsa tregohen të gatshëm për të ccuar fëmijët në shkolla të tjera në fshatrat e afërt dhe kërkojnë që t’ju sigurohet transporti.

Nga ana tjetër Sipas drejtorisë së zyrës së arsimit parauniversitar Maliq është duke u kërkuar një zgjidhje ligjore për këtë situatë.

Klasat kolektive janë të pranishme në shumë shkolla të fshatrave në qarkun e Korccës por ndryshe nga fshatrat e tjera në Plasë numri i nxënësve është i lartë dhe për këtë arsye prindërit nuk janë dakort për grumbullimin e tyre.

“Kam mbesën në klasë të dytë, nuk dua që nxenësit të bashkohen, pse të bëhen nga dy klasa një e vetme? Nëse bashkohen me klasën e 4 cfarë vëmendje do kenë, unë nuk e lë dot ashtu“-tha një nga prindërit.

Ne e kemi vendosur që pa u marrë vendimi nuk do i çojmë fëmijët në shkollë. Një klasë me 9 nxënës dhe një me 7 nxënës, si do e kënë mendjen ashtu kur do të bëhet mësimi njëhërë për njërën palë, pastaj për tjetrën“- u shpreh një tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu