Mësohen emrat, del dhe foto. Punonjësi i FNSH dhe vjehrra humbën jetën në aksident. 4 të tjerë në spital

0

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Nga përplasja e dy mjeteve humbi jetën
punonjësi i FNSH, Sokrat Lela, dhe vjehrra e tij, Bylyre Salaj 78 vjeçe.

Policia thotë se ‘në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë.

Janë plagosur shtetasit G. S., 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja B. S., 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit S. L) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja F. L., 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit S. L.

Sokrat Lelaj viktima
Fatbardha Lelaj plagosur rende
Bylyre Salaj viktima

Gerti Skënderaj plagosur
Gladiola Meraj plagosur
Vajza 6 vjeçe plagosur


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu