Mësohet gjendja shëndetësore e Dedë Planajt që u qëllua me 4 plumba

0

Një atentat u krye sot në Dobraç të Shkodrës.

Nga ky atentat mbeti i plagosur Dedë Planaj 60 vjeç, djali i xhaxhait të Bardhok Planajt i ekzekutuar disa muaj më parë.

Dedë Planaj ishte punonjës i pikës së karburantit. Është qëlluar 4 herë me armë zjarri. Ai u dërgua në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ka marrë një plagë në krah dhe në kofshë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu