Mësohet identiteti i një prej viktimave të atentatit në Fushë-Krujë, trupat e dy të tjerëve janë shkrumbuar nga zjarri në makinë (VIDEO)

0

Është identifikuar një prej viktimave të atentatit me tre të vrarë në mbikalimin e Fushë Krujës.

Mësohet se një prej viktimave që është gjetur i pajetë rreth 10 metra larg makinës me të cilën udhëtonte, është identifikuar si shtetasi Diklen Vata nga Fushë-Kuqe.

Trupat e pajetë të shoferit dhe të pasagjerit në vendin e parë janë shkrumbuar për shkak se makina ka shpërthyer në flakë pasi është qëllua me mbi 60 plumba.

Pasagjeri që ndodhej në sediljen e pasme ka arritur t’i shpëtojë plumbave dhe ka dalë nga makina, por autorët që kishin zënë pritë në këtë aks, e kanë vënë re dhe janë kthyer duke e qëlluar për vdekje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu