Tiranë- Një krim i rëndë ndodhi në Tiranë pasditen e sotme.
Arsen Muskurti qëlloi me armë për vdekje vëllain dhe kunatën.
Krimi në familje e ka zanafillën në një konflikt për një pronë mes dy vëllezërve. Mësohet se dy vëllezërit e gruaja e njërit prej tyre janë takuar këtë mesditë për të diskutuar në lidhje me çështjen e pronës, por diskutimi ka përfunduar në krim brenda familjes.
Një nga vëllezërit ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar mbi të vëllanë e bashkëshorten e tij. Për pasojë i ka lënë të dy të vdekur. Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.