Messi apo Ronaldo? Fanellat më të shitura për vitin që shkoi. Lista

0

Viti 2020 na bëri të shohim një futboll të çuditshëm me stadiume bosh dhe me futbllistë që nuk takoheshin me nëri-tjetrin. Megjithatë, futbolli vazhdoi, pavarësisht pengesave. Së fundmi janë publikuar së fundmi edhe shifrat për sa i përket fanellave të futbollistëve, të cilat janë më të shitura në botë për vitin që shkoi. Në vend të parë për numrin e shitjeve qëndron fanella e Lionel Mesit me mbi 4.6 milionë fanella të shitura.

Ndërkohë në mënyrë surprizë vendi i dytë mbahet nga futbollisti i Çelsit, Kristian Pulisiç. Fanellat e tij që janë shitur mbi 3.5 milionë copë, ku ndikim të madh ka Amerika, e që tifozët atje e adhurojnë anësorin e bluve. Në vendin e tretë është Kristiano me mbi 2.5 milionë fanella të shitura, ndërkohë pas tij vijnë, Mbape dhe Markus Rashford:

LISTA:

Lionel Mesi (4,857,496 fanella të shitura)

Kristian Pulisiç (3,682,115 fanella të shitura)

Kristiano Ronaldo (2,552,200 fanella të shitura)

Kilian Mbape (2,352,108 fanellla të shitura)

Markus Rashford (670,381 fanella të shitura).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu