Messi kthehet në Barcelonë me gjithë familjen

0

U largua me shumë bujë, por rikthehet dhe shfaqet papritur në Barcelonë. Ylli i futbollit u rikthye sot në shtëpinë e vjetër në Castelldefels me gruan e tij, Antonellan dhe fëmijët për t’i kaluar disa ditë para se të rikthehet në stërvitje të hënën.

Futbollisti i PSG-së nuk iu bashkua ekipit për ndeshjen e sotme ndaj Brest në transfertë dhe pritet që të luajë disa minuta në xhiron e ardhshme, ndaj Reims.

Messi u largua këtë verë nga Barcelona pa dëshirën e tij apo të klubit, por për shkak të kushteve të këqija financiare të katalonasve. Ai më pas vendosi t’i bashkohej ekipit francez, Paris Saint-Germain për dy vitet e ardhshme, me mundësi vazhdimi edhe të një viti tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu