Messi në hall: Nuk gjen dot “shtëpi ëndrrash”

0

Lionel Messi, pas një muaji qëndrimi në një nga hotelet më ekskluzivë në Paris, “Royal Monsoon”, më në fund vendosi të largohej dhe të transferohej në shtëpinë e tij të marrë me qira. Ylli argjentinas po kërkonte një shtëpi familjare, në të cilën një nga përparësitë ishte pishina e brendshme.

Sidoqoftë, kërkimi për “shtëpinë e ëndrrave” përfundoi me dështim, kështu që Leo dhe gruaja e tij u detyruan përfundimisht të kalonin në “Planin B”. Zgjedhja ra mbi një shtëpi prej 300 metrash katrorë, me katër dhoma gjumi dhe një kopsht, për të cilën asi i PSG pranoi të paguajë një qira mujore prej 20.000 euro.

Shtëpia ndodhet në zonën Nouli-sur-Seine dhe Messi do të ketë fqinjë kolegët e ekipit kombëtar dhe të klubit, Angel di Maria e Leandro Paredes. “Pas një muaj kërkimi, Messi u detyrua të përshtasë kërkesat e tij me atë që ofron tregu i pasurive të patundshme në Paris”, – shkruan “RMC Sport”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu