Messi rikthehet shënon, por Interi i tij nuk merr dot 3 pikët!

0

SHBA – Lionel Messi shënoi për Inter Miamin në barazimin 2-2 të MLS me Colorado Rapids teksa u rikthye nga lëndimi.

Argjentinasi kishte humbur katër ndeshje për shkak të një problemi në kofshës dhe hyri në pjesën e dytë teksa skuadra e tij po humbiste 1-0 pas një penalltie të shënuar nga Rafael Navarro. Messi barazoi me një gjuajtje me këmbën e majtë dhe pak minuta më vonë Leonardo Afonso realizoi golin e avantazhit për skuadrën nga Florida.

Inter Miami nuk mundi të ruante epërsinë, me Cole Bassett që barazoi për Rapids në minutën e 88-të. “Ajo që bëri Leo është e zakonshme për të, ajo që provokon në ekipin tonë, në bashkëlojtarët e tij, te njerëzit”, tha trajneri i Miamit, Gerardo Martino.

“Më e rëndësishme është që ai ndihej mirë, i lirshëm. Kjo do ta ndihmojë të jetë më i sigurt, veçanërisht në lidhje me dëmtimin, për ndeshjen e dytë në Monterrey”. Miami e humbi 2-1 ndeshjen e parë me Monterrey (skuadër meksikane) në Championsin e Concacaf-it, por Messi nuk ishte në fushë. Me praninë e argjentinasit në formacion ka optimizëm për përmbysjen e rezultatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu