Mësuesit e Belshit ngrihen në protestë! Deputetja Zheni Gjergji: Do t’i mbahen 70 mijë lekë secilit

0

Deputetja e Elbasanit, Zheni Gjergji, ka reaguar në lidhje me atë që po u ndodh mësuesve në Belsh. Gjergji shprehet se qeveria nuk ka fonde për pagat e mäsuesve në Belsh.

Ja çfarë thotë Zhewni Gjergji:

Ironike apo jo? Ndërkohë që në Arsim flitet për rritje pagash, qeveria nuk ka fonde të paguaj as ato aktualet
Prej kohësh mësuesit e ZVAP Belsh kanë probleme me pagën, e sikur të mos mjaftonte kjo:

– Nga muaji shtator do t’ ju mbahen 70 mijë lekë me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm për tu paguar siç duhet.
– Kjo ZVAP ka pa likujduar muaj paratë e transportit për çdo mësues.

Ditën e nesërme, mësuesit e kësaj ZVAP do të protestojnë për të drejten e tyre,të pagës.
Do të protesojnë për dinjitetin e tyre.

Për këtë do të dorëzojnë dhe një kërkesë pranë kësaj zyre arsimore me qëllim sqarimin dhe zgjidhjen e kësaj problematike.

Deri në pritje të përgjigjes, për ti vlerësuar denjësisht mesuesit,jo vetëm nëpër rrjete sociale!
Qeveria që duam!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu