Meta bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit? Bushka: PS nismë për ndryshimin e ligjit, në “filtër” edhe ata që janë verifikuar më herët

0

Deklarata e deputetes, Klotilda Bushka:

Nisur ngashkresa e AutoritetitpërInformimmbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) drejtuar Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë më date 26.07.2022 lidhur me shqetësimet mbi pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur apo të emëruar, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka vendosur të depozitojë sot pranë Kuvendit nismat ligjore për ndryshime të Ligjit funksional nr 45/2015 “PërtëDrejtën e Informimit për Dokumentat e ishSigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialistë të Shqipërisë” të ndryshuar si dhe të Ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhori Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.

Rastet flagrante dhe shqetësuese të pasqyruara në shkresën informuese të Autoritetit drejtuarKuvendit të Shqipërisë, ku figura të rëndësishme të shtetit të pajisur me Çertifikatën e pastërtisë së figurës në fakt rezultojnë në dokumentat e krijuara të ish-Sigurimit të Shtetit, kërkojnë një adresim dhe reagim të menjëhershëm.

Transparencë e plotë për këto raste duhet të kryhet dhe pengesat apo boshllëqet në legjislacionin ekzistues duhet të adresohen me qëllim zbardhjen e të vërtetës sipas vlerave demokratike të drejtësisë si përgjegjësi për brezat e ardhshëmpormbitë gjitha detyrim për ata që vuajtën nën regjimin e kaluar.

Dy nismat tona ligjore konsistojnë nëkrijimin e shtratit ligjor për verifikimin e subjekteve pavarësisht nëse kanë ose jo një çertifikatë të mëparshme pastërtie nën dritën e faktevedhetëvërtetës si dhe për verifikimin e të gjitha subjekteve që zgjidhen apo emërohennë poste publikembipastërtinë e figurës së tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu