Meta: “Berisha është si vera, sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës bëhet”

0

Gjatë një reagimi për mediat, Meta iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve të cilët e pyetën për çështjen “Berisha” për të cilin dha një koment “pikant”. Meta nuk kurseu elozhet për liderin historik të PD për të cilin e krahasoi me “verën e cila sa më shumë që rri aq më tërheqëse bëhet”

“Situata e demokracisë është në gjendje problematike. Pas 25 prillit kishte mungesë të një parlamenti kushtetues dhe funksional, aktualisht pas 25 prillit janë mundësitë për të rivendosur plotësisht demokracisë funksionale dhe parlament funksional. Ky është qëllimi jonë që demokracia të funksionojë, të dëgjohet zëri i qytetarëve.

Dorëheqja? Nuk jemi këtu për të interpretuar për të bërë atë që kam thënë unë në studiot televizive, jam këtu për të respektuar Kushtetutën. E kam konsideruar të panevojshme pas 25 prillit, protagonizmi im jo i zakonshëm nuk ka qenë i kërkuar por ka qenë i imponuar në vendosjen e demokracisë. Në kushte të përpjekjeve të pandalshme të mazhorancës për të kapur cdo institucion në mënyrën më anti-kushtetuese, donin që të kapin edhe pozicionin e presidentit për të krijuar një situata të pashpresë dhe të demokracisë. Në Kuvendin e ri Opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj dhe të vazhdojë të jetë funksionale.

“Së pari sovraniteti është respektimi i vullnetit të qytetarëve, sigurisht kur quytetari është i ndërgjegjshëm për fuqinë e votës së tij, kur nuk e tregton në favor të gjërave të momentit, të cilat i humbet shumë shpejt. Sa i takon sovranitetit pa asnjë diskutim fjala kyç për Shqipërinë është ajo për vitet që do të vijnë.

Çka do të thotë jo që të mos plotësojmë detyrimet për NATO apo për anëtarësimin në BE, pasi ne i kemi të parashikuara qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Besoj që në radhë të parë është e rëndësishme ti kthejmë sovranitetin qytetarëve, që të mos jenë viktimë e arbitraritetit të elitave, që duan ta nxjerrin sistemin jashtë kontrollit.
Jemi të hapur në çdo moment që të plotësojmë detyrimet kushtetuese, qeveria e re duhet të fillojë nga puna sa më parë, dhe Kuvendi të nisë punën për kontrol
lin e saj.
Berisha? Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla, për arsye se nuk është kjo detyra ime, sigurisht që zoti Berisha nuk mund të rri pa e thënë, që është si vera sa më shumë kohë kalon, aq më tërheqës bëhet dhe aq edhe më demokratikë”, u shpreh Ilir Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu