Meta dhe PD apo Rama/ Kush ka të drejtë sipas Venecias për zgjedhjet njëpartiake

0

Komisioni i Venecias pritet që të bëjë publik sot opinionin e kërkuar nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019, të cilat u zhvilluan pa opozitën, dhe pa dekret të presidentit të vendit, i cili i shtyu ato për në vjeshtë.

Në draftin paraprak të siguruar nga mediat, Venecia thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka tagër që të shtyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve, e megjithatë kjo nuk e pengon atë që të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor.

Nga ana tjetër në draft opinionin e Venecias thuhet mes të tjerave se bojkoti nuk mund të cënojë periodicitetin e zgjedhjeve, duke lënë të kuptohet se ato mund të mbahen edhe pa praninë e opozitës.

Po ashtu në përmbledhjen e draft opinionit thuhet se presidenti nuk ka të drejtë që të shtyjë zgjedhjet, sa kohë që i mungon baza ligjore.

Në këtë mënyrë duket se Kushtetuesja do të japë një vendim në favor të mazhorancës, sa i takon zgjedhjeve të Qershorit 2019, ku si produkt i tyre në të gjitha bashkitë e vendit me përjashtim të Shkodrës drejtohen nga socialistët.

Në përmbledhje draft opinioni mban këto qëndrime:

– Gjykata Kushtetuese (GJK) nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

– E drejta e partive të marrin pjesë në zgjedhje nuk është detyrim; bojkoti nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të justifikojë cenimin e periodicitetit të zgjedhjeve; bojkoti nuk mund të kthehet në leve të partive për të bllokuar zgjedhjet;

– e drejta e qytetarëve për të votuar nuk mund cenohet as me justifikimin e pluralizmit

– sipas op. 2019 – Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazës ligjore; në këto raste gjykata kushtetuese mund të konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve si antikushtetuese;

– vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet.

Lexoni edhe:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu