“O Zot i madh, duket tmerr!”, Victoria Beckham ‘masakrohet’ nga fansat për pamjen e re të buzëve

0

Stilistja Victoria Beckham është kritikuar nga fansat, pasi në daljen e fundit që bëri, buzët i kishte më të fryra se zakonisht.

47-vjeçarja ishte e ftuar dje tek “Good Morning America” për të promovuar një produkt të linjës së saj kozmetike.

Fansat e aktores së “Spice Girls” nisën të komentonin menjëherë pamjen e saj. Një përdorues i “Twitter” shkroi: “Çfarë ka ndodhur me fytyrën e saj?”.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Ju lutem, mos i fryni më buzët”; “E dua Victoria Beckham, por ajo që ka bërë me buzët është turp”.

Një tjetër koment ishte: “Victoria po më tremb! Ajo lëviz vetëm qepallat dhe qerpikët kur flet… nuk duket fare natyrale. Botoksi mund të duket mirë në foto, por jo në jetën reale”.

“Zot i madh, injeksioni tek buzët e saj duket tmerr! Pse gratë po e bëjnë këtë me veten e tyre, pse?”, shtoi një tjetër.

Ndërkohë, Victoria foli gjatë intervistës për martesën e saj 22-vjeçare me David Beckham. Ajo tha: “Ne jemi shumë mbështetës ndaj njëri-tjetrit. Ai është një baba i jashtëzakonshëm dhe një burrë i mrekullueshëm”.

E pyetur nëse ekziston mundësia për një rikthim të “Spice Girls”, stilistja tha se nuk ka gjasa që kjo të ndodhë pasi jeta e saj ka marrë një rrjedhë tjetër.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu