Meta: Do jepja dorëheqjen nëse Rama do t’i fitonte zgjedhjet me ndershmëri

0

Presidenti Ilir Meta i cilëson zgjedhjet e 25 prillit si jo të ndershme, duke u bazuar në fjalët e kreut të PD-së dhe raportin e OSBE/ODIHR-it.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ai tha mes skandalit

të patronazhistëve dhe shumë skandaleve të tjera, kuptohet që Presidenti nuk ka pasur asnjë arsye që të japë dorëheqjen.

Pyetje: Zoti President, dua t’i rikthehem edhe një deklarate që keni bërë më datë 1 mars të këtij viti, ku deklaruat përpara zgjedhjeve: Nëse Edi Rama do të marrë 71 mandate pa prekur votën e popullit, unë më 26 prill do të dorëzoj Zyrën e Presidentit dhe do të marr udhëheqjen e opozitës, pasi kjo do të thotë se në Shqipëri nuk ka lidership opozitar.

Përse nuk e mbajti Presidenti zotimin?

Presidenti Meta: Në qoftë se do t’i merrte zgjedhjet në mënyrë të ndershme. Pas masakrës elektorale siç tha Kryetari i Partisë Demokratike dhe shqetësime të tjera të ngritura nga raporti i OSBE/ODIHR-it dhe skandalit të patronazhistëve dhe shumë skandaleve të tjera, kuptohet që Presidenti nuk ka pasur asnjë arsye që të japë dorëheqjen. Dhe sigurisht që Presidenti do ta përmbushë misionin e ri që cakton situata pas 25 prillit për Ilir Metën duke filluar nga 25 korriku. Deri më 24 korrik Presidenti do të respektojë detyrën, do të respektojë institucionet, do të respektojë Kushtetutën!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu