Meta ftesë Ramës dhe Bashës të përballen në publik me programet

0

 

Presidenti Ilir Meta kërkoi përballje në debat televiziv të kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha për të ballafaquar para qytetarëve shqiptarë programet e tyre për të qeverisur vendin pas 25 Prillit.

Meta tha se kjo është mjaft e rëndësishme, ndërsa sqaroi përballjen që ka kërkuar me Ramën. Ai shtoi se kjo kërkesë e tij ka ardhur për shkak të shpifjeve që bëhen ndaj tij se takohet natën me subjekte të OFL-së.

“Do t’i ftoja kandidatët për kryeministër që të përballin me qetësi programet e tyre. Do ftoja drejtuesit e qarqeve të bëjnë të njëjtën gjë përballë qytetarëve.. Është shqetësuese. Kemi garë por nuk kemi debate.

Kur unë kam kërkuar përballje nuk kam kërkuar përballje si kandidat për kryeministër por jam akuzuar nga kandidati i 17, me shpifjet që bën do përfundojë në det. I kam thënë zgjidh studion.  500 patronazhistë kam unë. I kishin vënë patronazhist Ylli Bodinakut. Më tha do e rrah patronazhistin. Jo i thashë se krijon trazira.”, deklaroi presidenti Ilir Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu