Meta komenton “Pakon e Madhe” të qeverisë: Pilulë elektorale, mblodhi 520 milionë dollarë dhe shpërndau vetëm 80 milionë euro

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar në konferencën e parë për mediat për këtë vit, ndihmën që qeveria shpërndan të quajtur ‘pakoja e madhe’, duke e cilësuar si “pilula mashtruese elektorale”.

Meta kujtoi se qeveria ka arkëtuar nga inflacioni i lartë mbi 520 milionë dollarë, por shpërndau për qytetarët 80 milionë euro.

Ilir Meta: Duke pasur në konsideratë zhvillimet e ditëve të fundit do ndaloja në disa cështje.

Vitin e vështirë që lamë pas, që mund të konsiderohet si viti i rritjes së varfërisë dhe vazhdimit të shpopullimit të vendit për shkak të rritjes së korrupsionit, denoncoj pilulën mashtruese elektorale me zero impakt real në zbutjen ne krizës së cmimeve dhe kostove të jetesës.

Qeveria e Rilindjes ndau 8 miliardë lekë për pensionistët e familjet në nevoje dhe pse si pasoje e inflacionit te larte arkëroi mbi 520 milionë dollarë.

Ndërkohë që kryeminstri trumbeton me të madhe pakon e madhe 80 milionë euro, sipas KLSH, shpërdorimi i grabitja e taksave kaklon mbi 1 miliard euro për janar-nëntor 2022.

Shitjet, qiratë e koncensionet të parat për dëmin më të madh që i kanë shkaktuar shtetit, pa u ndalur te vjedhjet e përbindshme dhe Porti i Durrësit.

Stabiliteti financiar më i tronditur se kurrë. Shqiptarët hyjnë në borxh vetëm që të vjedhë Rama dhe Rilindja se borxhi që merret nuk mjafton as për të larë borxhet që kemi marrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu