Meta kthen ligjin “Për të huajt”: Rrezikojmë të përballemi me…

0

Presidenti Ilir Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “për të huajt”, duke thënë se është sensitiv dhe kërkon një analizë më të thellë.

Meta ka renditur edhe një sërë arsyesh për se ka vendosur ta kthejë këtë ligj që ka të bëjë me aplikimet për leje qëndrimi dhe pune në vendin tonë të shtetasve të huaj.

Një nga arsyet kryesore sipas presidentit Meta është se “Shqipëria rrezikon të përballet me një fluks të lartë të kërkesave të detyrueshme për pranim nga shtetas të ndryshëm të vendeve të treta”.

Presidenti Meta ngre pyetjen: “Nëse Shqipëria nuk po ofron mundësi punësimi, mirëqënie, stabilitet, siguri dhe garanci për shtetasit e saj, si do të mundet të ofrojë mundësi për të huajt në një masë të gjerë?”.

Kreu i shtetit më tej në arsyetimin e tij ngre alarmin për shpopullimin e vendit.

“Masa pranimi kaq gjerësisht të shtetasve të huaj, përmes kritereve të lehtësuara, mund të ndërmerren vetëm pasi të analizohen pasojat e një politikë të tillë shtetërore. Qeveria po përmbush vetëm një qëllim parësor dhe afatshkurtër, plotësimin e boshllëqeve që po krijon largimi masiv i shtetasve shqiptarë me shtetas të huaj, duke u fokusuar më shumë tek fuqia punëtore. Shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit”, shprehet Meta.

DEKRETI:

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 79/2021 “PËR TË HUAJT”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j:

Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 79/2021 “Për të huajt”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Nr. Dekretit 13166

Tiranë, më 16.7.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu