Plagosi të miturin më thikë, shpallet në kërkim 27-vjeçari (DETAJE)

0

Detaje të reja janë mësuar nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku mbeti i plagosur me thikë 16-vjeçari J.K.

Policia bën me dije se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori, 27-vjeçari N.K.

Lexo edhe:

Plagosje me armë në Tiranë, një person i shtrirë në mes të rrugës

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zhand D’ark” pas një konflikti për motive të dobëta.

16-vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Informacion-Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në vijim të punës për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar, si dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasit N. K., 27 vjeç.

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin e mitur me iniciale J. K., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu